Më datë 24 dhe 25 tetor 2016 me drekë të përbashkët të krerëve të bashkësive fetare, akademi solemne, simpozium shkencor e ekspozitë u shënua 200 vjetori i filleve të lëvizjes protestante në mesin e shqiptarëve.

Një javë para manifestimit të madh, panot në rrugët e kryeqytetit paralajmëronin për ngjarje të rëndësisë vitale.

AKADEMI SOLEMNE

Në mjediset e Hotel Sirius në Prishtinë u mbajt akademia solemne për shënimit e përvjetorit. Të pranishëm ishin besimtarë, pastorë e misionarëtë kishave protestante ungjillore, kryetari i Parlamentit të Republikës sëKosovës z. Kadri Veseli; krerët e bashkësive fetare islamez. Naim Tërrnava; katolike z. Dodë Gjergji e hebrejez. Votim Demiri; ambasadorë e përfaqësuesdiplomatik në Kosovë si dhe njerëz të artit, kulturës e politikës kosovare.

Akademia u çel nga fëmijët e grupit “Xixëllonjat” nën dirigjimin e Drita Rudit me Himnin e Alfabetit të kompozuar nga Sevasti Qiriazi tashmë një shekull më parë. Pasoi Kori i Burrave nën dirigjimin e maestro Rauf Dhomi me ekzekutimin në gjuhën shqipe tëhimnit të mirënjohur kishtar mbarëbotëror “Atëherë shpirti t’këndon shpëtimi im” kompozuar në gjuhën suedeze në vitin 1885.

I pari nëpodium u ngjit drejtori për shënimin e 200 vjetorit të lëvizjes protestante mes shqiptarëve pastor Femi Cakolli i cili fillimisht u dëshiroj mirëseardhje mysafirëve në akademinë që po organizohet për shënimin e ngjarjes historike. Në hapje pastor Cakolli nënvizoi: “… shpesh herë na përcjell një injorim gjoja se ky komunitet është i ri në mesin e shqiptarëve, e madje në Kosovë plotë njerëz janë të bindur se fillet i kemi pas vitit 1999”.

Driton Krasniqi: Rilindja shpirtërore u bë shtysë për krijimin e Rilindjes Kombëtare

Në emër të KPUK-sëme fjalë përshëndetëse uroi kryetari Pastor Driton Krasniqi, i cili me tjerash theksoi: “Sot, duam ta nderojmë trashëgiminë e apostujve të besimit Pali në Iliri e Dalmaci dhe atdhetarëve të mëdhenj vëllezërit Gjerasim e Gjergj Qiriazi për shpërndarjen e Ungjillit gjithandej dhe për themelimin e Institucionit protestant mes shqiptarëve duke përfshirë vizitën bërë kishës se Prishtinës më 1892; veprën kulmore të organizimit të Kongresit të Manastirit me 1908 me efekte shumë dimenzionale për popullin. Ky Kongres i ABC-së jo vetëm që ishte jetik për popullin tonë e ndër projektet kulmore të kishës protestante, por ishte i rëndësishëm se në kohë turbulencash i shërbeu forcimit të harmoninë mes komuniteteve fetare Mysliman, Ortodoks, Katolik e Protestant, në funksion të mirëqenies së përbashkët. Këtë vit shënojmë gjithashtu 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë për vasha në Korçë nga motrat Qiriazi. E veçanta e gjithë emrave të përmendur më lart dhe shumë të tjerëve që meritojnë gjithë respektin ishte se rilindja e tyre shpirtërore u bë shtysë për të krijuar rilindjen kombëtare. Siç do të shprehej vetë babai i gjuhës shqipe Kristoforidhi se përkthimi i Biblës e radhit popullin tonë përkrah popujve të civilizuar. Qëllimi ynë sonte nuk është për të adhuruar njerëzit për t’u frymëzuar nga puna e tyre për t’u bërë ndjekës më të denjë të Jezus Krishtit”.
Kadri Veseli: Protestantët hartuan platformën tonë kombëtare për orientimin perëndimor të kombit tonë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli në fjalën e tij shprehu konsideratë të lartë për figurat emblematike të popullit tonë që ishin drejtues të kishës protestante gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare. “Shfaqja e protestantizmit tek shqiptarët koincedon me një periudhë vendimtare në historinë tonë, kjo është periudha e Rilindjes Kombëtare, periudha e ringritjes tonë politike,  kulturore, shpirtërore si komb evropian dhe intelektualët shqiptar, që përqafuan ndjenjat e protestantizmit, dhanë kontribut të shquar në lëvizjen tonë kombëtare në të gjitha fazat e saj. Bashkë me intelektualët e besimeve tjera në kohën e krizave të rrezikshme historike, ata hartuan platformën tonë kombëtare për orientimin perëndimor të kombit tonë… Integrimi ynë evropian buron nga fryma dhe platforma e Rilindjes sonë Kombëtare… Besimet tona janë vlera të përbashkëta të shtetit tonë, ne mburremi me këto dhe asnjëherë nuk do të lejojmë keqpërdorimin e tyre për qëllime që bien ndesh me orientimet tona strategjike që kemi si shtet dhe shoqëri”.

Ndërsa lidhur me shënimin e ngjarjes së 200 vjetorit tëlëvizjes protestante mes shqiptarëve në profilin e tij në facebook, kryetari Veseli shkroi: “Toleranca fetare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i të gjitha besimeve, është një ndër vlerat e mëdha që shquan shoqërinë dhe vendin tonë. Kjo u dëshmua edhe sonte, në shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve, një ngjarje kjo e konsideruar historike, edhe për kulturën shqiptare. Nga gjiri i këtij komuniteti kanë dalë figura të shquara të popullit tonë, si Konstandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi apo motrat Qiriazi, të cilët kanë luajtur një rol kyç gjatë Rilindjes Kombëtare”.

Xhevat Lloshi:Nëse Ismail Qemajli e ka pranuar këtë, si të mos e pranojmë ne?!

Siç e do rendi, në akademi solemne të këtij lloji, fjalën e ka shkenca. Prof. Xhevat Lloshi është studiues shumë vjeçar i dokumenteve që flasin për lidhshmërinë e shoqërisë biblike britanike me shqiptarët. Ai gjithashtu shquhet me kryeveprën e tij “Kristoforidhi përmes dokumentimit”. Në fjalën e tij, profesor Lloshi hodhi dritë mbi zhvillimet që çuan në përhapjen e Ungjillit në mesin e shqiptarëve, krijimin e institucionit protestant dhe lidhshmërinë e fortë me Rilindjen Kombëtare.
Vlen të theksohet një fakti që Lloshi e zbuloi para publikut të gjerë: “Ismajl Qemajli më 1913 duke pasur njohuri të plotë për veprimtarinë e tyre shkoi në Londër për ta falënderuar Shoqërinë Biblike për kontributin e tyre për çështjen shqiptare”.

Mes personaliteteve publike të pranishëm në këtë solemnitet ishin edhe i pari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti dhe zëvendës kreu i Ambasadës Britanike në Prishtinë z. Thomas Adams tëcilët ndanë nga një fjalë përshëndetëse gjithashtu.

Kryetari Ahmeti ripërsëriti premtimin se së shpejti do të rregullohet çështjae mbetur pezull e varrezave protestante në komunën e Prishtinës.

Zëvendës kreu i misionit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Thomas Adams në fjalën e tij e çmoi lart figurën e Robert Pinkertonit si një skocez i cili la gjurmë në këto treva me punën e tij të palodhshme.

Në fund të akademisë me mirënjohje për punën e tyre të palodhshme u shpërblyen: Xhevat Lloshi;shoqëria britanike dhe për të huajt; bordi misionues amerikan. Për të gjithë ata që nuk ja dolën të vinin personalisht në akademinë solemne, u përkujdes Radio Televizioni i Kosovës (RTK) duke e transmetuar direkt tërë ngjarjen.

SIMPOZIUM SHKENCOR
Femi Cakolli: Lëvizja protestante mes shqiptarëve pati tri bërthama: shoqëria biblike, bordi amerikan dhe Qiriazët

Edhe dita e dytë për shënimin e 200 vjetorit ishte e ngarkuar me aktivitete. Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinëpo mbahet Simpozium Shkencor. Me kumtesa u paraqiten studiues e ligjërues të ndryshëm:

  • David Hosaflook, drejtor i Institutit për studime shqiptare dhe protestante. Kumtesa: Lëvizja Protestante mes shqiptarëve 1816-2016.
  • Ambasador Mal Berisha. Kumtesa: CH. T. Ericson – amerikani i madh që ja fali jetën Shqipërisë.
  • Dr Memli Krasniqi, Instituti i Historisë i Kosovës. Kumtesa: Shoqëria Biblike dhe Shqiptarët.
  • Muhamet Mala nga Instituti i Historisë i Kosovës. Kumtesa: Konteksti kulturor dhe fetar dhe shfaqja e protestantizmit.
  • Prof Teuta Toska, Universiteti i Elbasanit. Kumtesa: Arsimi si formësuesi jetik i ndërgjegjes kombëtare te “Ylli i Mëngjesit”.
  • Pastor Dr Femi Cakolli, Kisha Protestante. Kumtesa: Botimet dhe ndikimi letrar i Lëvizjes Protestante.
  • Neil Ress, Shoqëria Biblike dhe për të huajt, Britani e Madhe. Kumtesa: Shpërndarësit e Fjalës ndër shqiptarët – histori e patreguar.
  • John Quanrud, Instituti për studime shqiptare dhe protestante. Kumtesa: jeta dhe vepra e Gjerasim Qiriazit.
  • Arlindë Beka, Universiteti i Prishtinës. Kumtesë: Programi pedagogjik dhe tekstet dhe shkollat e lëvizjes protestante.
  • Dana Stucky, studiuese. Kumtesa: Përkujtimet e Sevasti Qiriazit – jeta ime.

EKSPOZITË

Naime Beqiraj: Ekspozita hedh dritë në të tashmen nga trashëgimia jonë e pasur e së kaluarës

Në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u mbajt ekspozitë një ditore me fotografi e materiale tjera që pasqyrojnë trashëgiminë e lëvizjes protestante respektivisht tëprotagonistëve të kësaj kishe nëfillet e saj.

Ekspozitëne shpalli të hapur poetja e mirënjohur znjsh. Naime Beqiraj e cila potencoi se ekspozita e sotme synon të hedh dritë në të tashmen nga e trashëgimia jonë e pasur e së kaluarës. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës z. Fazli Gajraku në hapje nga ana e tij nënvizoi: “Prej kaq vitesh që shërbej në këtë institucion mbaj mend të janë mbajtur kaq shumë ekspozita. Por, prej të gjithave kjo e sotmja është më e veçanta”.

Duke e parë tërë interesimin e publikut, studiuesve dhe medieve për ekspozitënPastor Femi Cakolli u shpreh se në të ardhmen synojmë që këtë ekspozitë ta mbajmë të hapur për kohë mëtë gjatë.

Për këtë përvjetor është publikuar për herë të parë libri me fotografi “Kronologjia e Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve 1816-2016”.

VEGZA TË NDËRLIDHURA:

https://www.youtube.com/watch?v=Bjy2tCBY5pI

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=109563

http://www.kultplus.com/?id=7&l=17318

http://zeri.info/aktuale/113739/veseli-toleranca-fetare-vlera-me-e-madhe-qe-shquan-shoqerine-dhe-vendin-tone/

https://koha.net/?id=27&l=138959

http://zeri.info/aktuale/113325/kreret-fetare-te-kosoves-te-paret-vizitojne-kishen-protestante-me-rastin-e-200-vjetorit/