Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) është një komunitet fetar Krishterë në Kosovë i denominacionit Protestant Ungjillor, pasuese e punës misionuese Protestante Ungjillore në trevat tona gjatë shekujve të fundit.

KPUK veprimtarinë e vet e ushtron konform Ligjit për Lirinë e Fesë 02/L-31 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i shpallur me amendamentin 5.4 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

KPUK është bashkësia fetare e kishave dhe organizatave Protestante Ungjillore të Kosovës me të cilat ndan të njëjtat vlera të besimit dhe të cilat i përfaqëson.

Kishat tona kanë shtrirje në 17 komuna të Kosovës dhe janë të përfshira në jetën shoqërore të vendit përmes shërbesës sonë ndaj popullatës. Besimtarët e kishave tona krijojnë një mjedis miqësor e mikpritës për të gjithë njerëzit e veçanërisht mysafirët.

Ne besojnë në një Perëndi të vetëm të shfaqur në tre persona – Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, dhe fuqinë e dashurisë së Tij për ndryshimin e jetës së individit përmes sakrificës së Zotit Jezus Krisht.